
ShSKUK krijon hapësira shtesë për trajtimin e pacientëve me Covid
31 gusht 2021
| 14:14
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(ShSKUK) ka njoftuar se ka krijuar hapësira shtesë për trajtimin e pacientëve me Covid-19.
Sipas njoftimi për medie të këtij shërbimi, në Klinikën Infektive II(Mjekësisë Sportive), janë vendosur rreth 80 shtretër shtesë.
“Menaxhmenti i SHSKUK-së, duke e parë situatën e krijuar dhe rritjen e ndjeshme të numrit të pacientëve të prekur me COVID-19, që po kërkojnë ndihmë në QKUK, ka krijuar hapësira me shtretër shtesë për trjatim të pacientëve. Në dy katet e pjesës së përfunduar së fundmi të Klinikës Infektive II( Mjekësisë Sportive), pas pranimit teknik, janë vendosur rreth 80 shtretër shtesë”, është thënë në njoftim.