Shtabi i Hajdar Beqës e konfirmon: Mbi 80 % të votave të PDK-së në Gjakovë i merr Hajdar Beqa, kemi mbi 1 mijë vota më shumë se në 2021-n

15 shkurt 2025 | 11:01

Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit, duke marrë mbi 180 mijë vota. Sipas rezultateve preliminare, pritet që ky subjekt politik t’i ketë 25 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Numrimi i votave për deputet të subjekteve politike tashmë ka filluar nëpër qendrat e numrimit të votave. Si në komunat tjera edhe në Gjakovë tashmë ka filluar numri, dhe po ec me ritëm të shpejtë.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili vjen nga Gjakova, Hajdar Beqa, pritet t’i marr në nivel Kosove mbi 17 mijë vota.

Beqa vetën në disa kuti të numëruara në Gjakovë ka marrë vota rekord. Pothuajse çdo votë që është hedhur në kuti të votimit e që është votuar PDK-ja, ato vota kanë shkruar për kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën dhe kandidatin për deputet Hajdar Beqën. Kryetari i degës së PDK-së, në Gjakovë, Hajdar Beqa e ka shtuar votën për PDK-në për më shumë se 1 mijë vota. PDK-ja ka mbi 4 mijë vota në Gjakovë.

Beqa pritet të jetë fuqishëm edhe për një mandat, deputet i Kuvendit të Kosovës, për arsye se shtrirja e mbështetësve dhe votuesve të tij është nga Hani i Elezit e në Istog dhe nga Dragashi deri në Podujevë, kanë deklaruar nga shtabi zgjedhor i deputetit Beqa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Drenas kanë përfunduar së numëruari mbi 30 kutia me…