Shtatë aktakuza për rastet e dhunës në familje në Gjakovë
02 nëntor 2018
| 14:37
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka njoftuar se gjatë muajit tetor ka ngritur shtatë aktakuza për rastet e dhunës në familje.
Sipas kësaj prokurorie, për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillim të hetimeve, dhe është caktuar paraburgimi i katër të pandehurve dhe një arrest shtëpiak, ndërkaq ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.