SHTATË DEKADA KËSHTJELLË
Të kam parë si rreze dielli në pranverë,
Me shkëlqimin tënd në errësirë,
Si i tunde malet, tokën, qiellin,
Me gjoksin tënd si shkëmbi,
Dhe “Pushkën amanet” për liri!
Në vitet e gjata, të rënda si plumbi,
Qëndrove ilegal me këngët e lirisë,
Dhe dëgjoje me përbuzje sorrat e larme,
Si flisnin e përdridheshin me kravata,
Në tribuna, me gojën plotë pështymë!
Në Pranverën e Madhe hyre në histori,
Hypur në blirin e madh, pa frikë në sy,
Si trubun i popullit me fjalën Republikë!
Hydajet Hyseni një epokë e re nisi me Ty!
Një faqe e lavdishme, krenare në histori!
Vite të gjata në burgje, izolime tortura,
Asnjëherë s’u lodhe, as nuk theve kurrë,
Për nderë dhe liri qëndrove i fortë si gur,
Sa hije të ka fjala, e pena për liri, e Flamur,
Shtatë dekada si kështjellë i fortë, o burrë!
SHKRUAN: ISMET RASHITI