Shtatë deputetë largohen nga Partia Laburiste në Britani
Shtatë deputetë të Partisë Laburiste janë larguar nga kjo parti për shkak të pakënaqësive ndaj qëndrimeve të udhëheqësit të saj, Jeremy Corbyn, për çështjen e Brexitit dhe antisemitizmit.
Shtatë deputetët e dorëhequr e kanë krijuar grupin e tyre parlamentar, i cili do të quhet “Grupi i pavarur”. Deputetët e dorëhequr nga Partia Laburiste janë: Chuka Umunna, Luciana Berger, Chris Leslie, Angela Smith, Mike Gapes, Gavin Shuker dhe Ann Coffey.
Deputetja Luciana Berger ka thënë se Partia Laburiste është bërë parti antisemite dhe se ndihet e turpëruar për të qëndruar në këtë parti.
Ndërsa deputeti Chuka Umunna, ka thënë se nuk do t’i bashkohen partive tjera sepse ato janë pjesë e problemit e jo pjesë e zgjidhjes, shkruan “BBC”.
“Është koha që ta hedhim poshtë këtë politikë të vjetruar të shtetit”, ka thënë ai. Sipas tij, Britania e Madhe ka nevojë për një parti që e anashkalon politikën fisnore.
“Askush nuk duhet t’i bashkohet një partie politike për të luftuar kundër njerëzve që janë brenda saj”, ka deklaruar Umunna.
Në anën tjetër, deputetja Ann Coffey, ka thënë se grupi i ri do të punojë për ta ndryshuar sistemin politik që i ka bërë të ndihen sikur nuk po u dëgjohet zëri.
Coffey ka theksuar se vlerat dhe parimet e tyre nuk kanë ndryshuar, pavarësisht ndërrimit të grupit politik,