Shtatë dëshmorë nderohen me urdhrin ‘Hero i Kosovës’ (Foto)
30 maj 2018
| 17:57
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Migjen Shala, në emër të presidentit Hashim Thaçi ka shpërndarë shtatë dekorata me urdhrin “Hero i Kosovës” për dëshmorët e Suharekës.
“Sot OVL e UÇK-së në Komunën e Suharekës, në sallën e Kuvendit Komunal ka ndarë dekoratat me urdhrin ‘Hero i Kosovës’ të shpallur nga presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi për: Kadri Kokollarin, Bislim Zekollin Xhavit Sylajn,. Reshat Muqën, Fetah Gegën, Xhavit Bajraktarin dhe Xhemajl Rexhën. Lavdi!”, ka shkuar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/