Shtatë emigrantë të vdekur në një aksident trafiku në Gjermani

13 tetor 2023 | 16:27

Të paktën shtatë persona vdiqën gjatë natës në një aksident të rëndë trafiku që përfshin një automjet të dyshuar për kontrabandë në Autobahn 94 në Bavari.

Në mesin e viktimave është i përfshirë edhe një fëmijë gjashtëvjeçar, shkruan “Deutsche Welle”.

Furgoni i mbushur me 23 pasagjerë, ka pësuar një aksident duke ikur nga postblloku i policisë.

Zyrtarët kanë thënë se emigrantë të tjerë janë lënduar, disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Aksidentit i ka mbijetuar edhe shoferi pa shtetësi dhe kontrabandisti i dyshuar. Sipas autoriteteve, në makinë kishte sirianë dhe turq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet…