
Shtatë futbollistë largohet nga Prishtina
24 korrik 2018
| 11:24
FC Prishtina i ka transferuar 6 futbollistë në këtë afat kalimtar: Armend Thaqin, Ahmet Halitin, Leotrim Bekteshin, Argjend Mustafën, Meriton Korenicën dhe Alen Jasharovskin, kurse nga huazimi janë rikthyer edhe Donat Hasanaj e Leonat Vitija nga KEK-u.
Ndërsa deri tash janë larguar shtatë futbollistë: Lorik Maxhuni, Ben Nash Quansah, Gentrit Dumani, Dardan Sekiraqa, Blend Baftiu, Drashko Bozhoviç, Shqiprim Taipi
FC Prishtina i ka falënderuar futbollistët e larguar për kontributin e dhënë në ekip dhe iu dëshiron karrierë të suksesshme në vazhdim.