Shtatë gola në ndeshjen Drita – Ballkani
17 tetor 2018
| 16:46
Skuadra kampione në elitën e futbollit të Kosovës, Drita nga Gjilani e ka mposhtur Ballkanin, me rezultat bindës 6-1.
Betim Haxhimusa e hapi serinë e golave pas dymbëdhjetë minutave lojë, kurse Fidan Gërbeshi e dyfishoi rezultatin me golin e shënuar nga penalltia. Në fillim të pjesës së dytë, Drita shënoi edhe një herë nëpërmjet Filonit Shaqirit, derisa Besnik Krasniqi i mysafirëve u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 49-të.
Epërsinë numerike, Drita e shfrytëzoi për mrekulli duke shënuar edhe tre gola të tjerë. Autor ishin Betim Haxhimusa, Endrit Krasniqi dhe një autogol i Liridon Kukajt. Golin e nderit për mysafirët e shënoi Blend Baftiu.
/Epoka e re/