Shtatë inxhinierë të rinj dhe një skulptor bëhen pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje
Shtatë inxhinierë të rinj dhe një skulptor u anëtarësuan të enjten në Lëvizjen Vetëvendosje.
Lajmin e ka bërë me dije në llogarinë e vet në “Facebook” lideri i LV-së, Albin Kurti.
Ai ka thënë se me të rinjtë e shkolluar që e duan studimin dhe punën po e zgjerojnë Lëvizjen Vetëvendosje që ta ndihmojnë Kosovën.
Postimi i plotë i Kurtit:
Shtatë inxhinierë të rinj dhe një skulptor u anëtarësuan sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Me të rinjtë e shkolluar që e duan studimin dhe punën po e zgjerojmë Lëvizjen që t’i ndihmojmë Kosovës. Ata janë:
Zgjim Bajraktari nga Suhareka, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në UP, drejtimi i Komunikacionit dhe Transportit.
Artrit Dili nga Prishtina, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UP, drejtimi i kompjuterikës, me profesionin programer softueri.
Ledjon Behluli nga Suhareka, Master nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UP, drejtimi i elektronikës, me profesionin programer softueri.
Ardian Buzhala nga Suhareka, Master nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në UP, drejtimi i komunikacionit.
Ramush Murati nga Gjilani, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në UP, drejtimi i komunikacionit, student në Master, me profesionin inxhinier i KTA-së.
Gazmend Krasniqi nga Malisheva, Akademia e Arteve në UP, drejtimi i skulpturës.
Artan Krasniqi nga Malisheva, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, drejtimi Termoenergjetikë-Termoteknikë, student në Master.
Ermal Masurica nga Dardana (Kamenica), Fakulteti i Makinerisë në UP, drejtimi i komunikacionit, student në Master, me profesionin inxhinier i KTA-së.