Shtatë nga tetë trupat e pajetë që erdhën nga Kroacia varrosen sot
28 korrik 2021
| 14:14
Para pak minutave kanë arritur në Kosovë trupat e pajetë të viktimave që pësuan nga aksidenti tragjik në Kroaci, i cili ndodhi të dielën.
Trupat e mërgimtarëve të vdekur, pritet që fillimisht të dërgohen në morg, e më pas t’iu dorëzohen familjareve për varrim.
Varrimi i trupave të pajetë do të bëhet pasditen e sotme.
Valentina dhe Erlinda Binakaj nga Gjakova do të varrosen në varrezat e qytetit në Gjakovë në orën 19:00. Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe në ora 19:00. Ahmet Hoxha nga Randobrava ne 16:00. Kujtim Kastrati nga Malësia e Rahovecit në orën 18:00 dhe Sevdail Rrustemi në Pakashticë në Podujevë në 18:00.
Ndërsa edhe shoferi që vdiq në aksidentin tragjik Naser Sylmetaj do të varroset sot në ora 19:00 në varrezat e fshatit Gërçinë.