Shtatë pacientë me Covid po marrin trajtim në spitalet e Kosovës

16 nëntor 2021 | 09:24

Në shtatë spitalet e përgjithshme që menaxhohen nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar i Kosovës, në trajtim spitalor nga Covid-19, janë shtatë pacientë.

Në bazë të raportit të datës 16 nëntor 2021, në tërë ShSKUK-në, në trajtim janë 38 pacientë, prej tyre 9 të konfirmuar pozitiv dhe 29 pacientë post-covid.

Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka 2 pacientë.

Numri i pacientëve me Covid-19 dhe post-covid, sipas klinikave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, Lulzim Basha, ka thënë…