Shtatë persona humbin betejën me Covid-19
24 prill 2021
| 15:03
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se brenda 24 oëve të fundit shtatë persona e kanë humbur betejën me Covid-19.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (67 vjeç), Gjakovë 1 rast (88 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Novobërdë 1 rast (50 vjeç), Pejë 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç)”, thuhet në njoftimi e IKShPK-së.
/Epoka e re/