Shtatë persona kanë vdekur pas sulmit me raketë në Afganistan
Zyrtarët afganë kanë thënë se gjashtë fëmijë dhe një person i rritur janë vrarë, pasi një raketë ka goditur shtëpinë e tyre në Provincën Ghazni gjatë ditës së sotme.
Autoritetet shtetërore dhe militantët talibanë kanë fajësuar njëri-tjetrin për vdekjet.
Zëdhënësi i guvernatorit provincial, Arif Noori, ka thënë se raketa është nisur nga talibanët, pasi forcat e sigurisë kanë lansuar një operacion kundër grupit militant, në zonën, Qara Baghi.
“Fëmijët kanë qenë të moshave nga një deri në 12 vjeç”, ka thënë Noori. Ai ka thënë se një i rritur është vrarë dhe tre të tjerë janë lënduar.
Policia në provincën që gjendet në jugperëndim të Kabulit ka thënë se raketa është nisur nga talibanët.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid i ka kundërshtuar deklaratat.
Ai ka thënë se militantët nuk kanë nisur raketën dhe ka fajësuar qeverinë për vrasje të civilëve me sulm ajror.
Noori ka thënë se forcat ajrore afgane kanë lënë të vdekur 20 luftëtarë talibanë dhe asnjë civil. (Rel)