Shtatë persona të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Mrasor të Rahovecit

16 qershor 2024 | 23:26

Shtatë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin Mrasor të Rahovecit, rruga Gjakovë – Klinë.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 21:20 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, shtat persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Elezaj.

Rasti është duke u trajtuar nga njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Gjakovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse ju mungon liria, pasi që po mbahen që…