Shtatë pikat e Vuçiqit dhe marrëveshja e Brukselit
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Status quo, si zgjidhje: Aleksandar Vuçiq, një politikan dinak dhe i rrezikshëm, pas masave që ndërmori Qeveria e Kosovës në veri të vendit, asnjëra e kundërligjshme apo diskriminuese, paralajmëroi masa të rrepta kundër Kosovës duke lënë të gjithë në pritje 72-orëshe. U krijua një hapësirë spekulative e që edhe ishte qëllimi i Vuçiqit dhe Serbisë për masat e mundshme. Si masë kryesore përflitej se Serbia do ta shpallë Kosovën si pjesë të okupuar dhe rreth kësaj pamundësie zhvilloheshin thuaja të gjitha debatet dhe analizat, në Kosovë dhe Serbi, kryesisht në ndërkohë që për adresat e fuqishme vendimmarrëse nuk paraqet kurrfarë problemi. Vuçiqi dhe Serbia këtë spekulim e hodhën në treg si një fluskë sapuni apo letër lakmusi për të matur pulsin e reagimit në Kosovë, Serbi dhe atij ndërkombëtar. Dhe, kur erdhi koha e shpërthimit të bombës, Vuçiqi doli me shtatë kërkesa me të cilat injorantët e politikës filluan të tallen, sikur të dilnin nga përralla: “Borëbardha dhe shtatë shkurtabiqët”. Mendoj dhe jam i sigurt se këto shtatë pika të Vuçiqit janë shtatë bomba që paraqesin rrezik për Kosovën nëse vazhdohen të përqeshen nga politikanë injorantë dhe analfabetë të Kosovës, që reaguan në kor, duke u tallur me këto propozime. Argumentet që i përdorin janë se vet Vuçiqi ka krijuar terren për gjendjen ekzistuese në veri dhe tash, i dorëzuar para Kurtit koqemadh, kërkon mëshirë duke u kthyer në pikën zero. Është e vërtetë se Vuçiqi ka kontribuar që gjendja të jetë ajo që është sot sepse në atë kohë ka pasur nevojë politike për këtë gjendje ndërsa, sot ka nevojë për rikthim të gjendjes prandaj doli me këto shtatë pika pavarësisht a realizohen a jo. Lojën ende po e luan në Kosovë duke tregtuar me territor dhe procese ekskluzivisht të brendshme të Kosovës. Dhe, nëse analizohen këto kërkesa del se nëse jo të gjitha këto, disa prej tyre janë shpata të ndërkombëtarëve mbi kokën e Albin Kurtit që ia përmendin në çdo takim dhe të cilat i kanë përdorur si fakte për t’i futur sanksione Kosovës dhe për ta izoluar Kurtin në takime të rëndësishme ndërkombëtare. Menjëherë pas bërjes publike të këtyre kërkesave ndërkombëtarët e lavdëruan Vuçiqin, si partner konstruktiv që po angazhohet për integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës ndërkaq që Kurtin nuk e përmend askush, as nuk e thërrasin në takime, as nuk i heqin sanksionet. Vuçiqi, mjeshtërisht topin e vendosi në fushën e përgjegjësive të Kurtit dhe Kurtit i kërkohet t’i përmbushë disa kërkesa të Vuçiqit, të maskuara si integrim i serbëve. Militantët e LVV-së, që nuk shohin më larg se hunda, po festojnë fitoren e Kurtit 8 me 2 sepse, aq shohin e aq dinë. Ata nuk janë aty për të menduar por për të dëgjuar dhe për të mos e kundërshtuar Liderin Suprem. Si shpërblim e kanë një vend pune, të drejtën e punësimit të çdo familjari, të drejtën e vjedhjes të çdo gjëje, të drejtën që ministret t’i caktojnë burrat e tyre si ndarës të tenderëve, kur të duan dhe kur të duan, të vjedhin mëditje, rezerva ushqimore të shtetit, subvencione qindra-mijëra euro për familjarë dhe bashkëpartiakë si puna e HAJNrullahut, shkarkim nga puna dhe pozita e kundërshtarëve politikë që i trajtojnë si armiq, nxitje të urrejtjes ndaj luftës dhe UÇK-së, dërgimi i dosjeve dhe dëshmitarëve të mbrojtur kundër udhëheqësve të luftës dhe të shtetit që po mbahen si rob lufte dhe paqeje në Hagë, kapja e çdo pozite, institucioni a shërbimi e shumë të tjera që kurrë dhe asnjëherë nuk bëhen pa lejen e Albin Kurtit. Ky është çmimi që e paguan Albini, pa humbur asnjë cent nga xhepi i tij, për ta mbajtur pushtetin sikur që është edhe shpërblimi për injorantët funksionalë të LVV-së, që as në ëndrrën më optimiste nuk kanë besuar se: “Erdhi dita për të ulur prapanicat aty ku i kanë dhe se mund të bëjnë ç’të duan, pa i dhënë përgjegjësi askujt..”. U erdhi dita udbashëve, jugonostalgjikëve, serbofilëve dhe antikombëtarëve të bëjnë shtatë palë qejfe në grazhdin e Albin Kurtit. Erdhi koha që ata që kontribuuan për lirinë e vendit të përndiqen nga Albin Kurti dhe trutharët antikombëtarë. Vuçiqi, kërkesat nuk i ka bërë pa një sherr por për të penguar proceset stabilizuese dhe për t’i rënduar pozitën ndërkombëtare të Kosovës, edhe ashtu shumë të rëndë në saje të injorantëve dhe antikombëtarëve që kinse po qeverisin, secili më injorant se tjetri. Tash, presioni nuk bie mbi Vuçiqin por mbi Kurtin, Serbia nuk ka sanksione, Kosovës mund t’i shtohen. Këtu është përparësia e Vuçiqit dhe këtu është fusha e minuar për Kurtin ku e sollën antishqiptari Veton Surroi dhe mercenari Weller, të parin e shpërbleu me një pagë mbi 3000 euro në muaj, me punësimin e vajzës në Haremin e Injorantëve të qeverisë kurse mercenarinë Weller, me para që askush nuk e di sa sikur që edhe gruan ia emëroi si diplomate a ambasadore në shtetin ku Kurti i rreshkë herdhet gjatë muajve të verës e që, në të njëjtën kohë është vendlindja politike, biologjike dhe kombëtare e Dejona Mihalit, lavatriqes për truvogëlit e LVV-së.
Marrëveshja e Brukselit midis Vuçiqit dhe Kurtit: Një bartës i postit të lartë institucional dhe partiak, kohë më parë deklaroi se bisedimet me Serbinë kanë vdekur dhe se Banjska është gozhda e fundit në arkmortin e këtyre bisedimeve. Kjo ishte deklarata e “as kësaj e as e asaj” cilësim për Asociacion Zajebnicën të një personaliteti, pa personalitet, të një personi rast sui generis anatomik, që ndonëse ka kurriz anatomik, është pakurrizorë ekzemblarë, i panjohur si rast shkencor deri më sot, moralizues pa fatura morale politike, dyfytyrësh në teatrin e kukullave shumëfytyrëshe, krejt me qëllim ta mbulojë dhe arsyetojë Liderin Suprem dhe për një grusht vota të pëshurrta për të qëndruar në pushtet. Nuk kaloi as një javë dhe: “në arkivolin e gozhduar për vdekje të bisedimeve…”, në Bruksel shkoi një kufomë e gjallë njerëzore, politike dhe morale, rrenc dhe mashtrues ordiner, me shumë fytyra dhe jo besnik, paradoksalisht me emrin Besnik për të biseduar pikërisht me Serbinë për çështje ekskluzivisht të brendshme siç është çështja e Urës së Ibrit. Edhe pas bisedimeve, në përpjekje që kurvërinë politike ta mbulojë me një cipë patriotike, fshehu se ka biseduar për Urën e Ibrit dhe se e ka refuzuar vazhdimin e bisedimit trepalësh shkaku se: “Serbia paska dalë me propozime të papranueshme për Kosovën sikur që qenka Asociacion Zajebnica…”. Po në atë kohë, shefi i tij, KM Kurti, në një intervistë dhënë Al Xhaziras pranoi se e ka pranuar themelimin e Asociacion Zajebnicës, jo si të ndarë por në pako, bashkë me Arbitrazhin, shtetin e Kishës Serbe brenda Kosovës, autonominë territoriale dhe politike të serbëve në Kosovë, faktit se Marrëveshja e Brukselit dhe shtojca e Ohrit nuk e paragjykon statusin e Kosovës dhe me asgjë nuk kërkon nga Serbia njohjen e pavarësisë së Kosovës. Pikërisht, këto janë gozhdat që i janë ngulur shtetit të Kosovës nga Albin Kurti në Marrëveshjen e Brukselit e që Kosovën e shndërrojnë në shtet kufomë, që do të mbijetoi nëse Serbia ka vullnet dhe interes për këtë. Këto gozhda janë farkëtuar nga antishqiptari dhe profiteri i luftës, Veton Surroi dhe mercenari i angazhuar thuaja nga të gjitha Qeveritë e Kosovës, Mark Weller. Këtë sabotim të shtetit të Kosovës e arsyetojnë: “si kompromis i dhimbshëm” e që, në fakt atyre nuk iu shkakton asnjë dhimbje përveç përfitimeve materiale. Kurti, tani duhet ta paguaj çmimin e nënshtrimit ndaj besimit që ka pasur për antishqiptarin Surroi dhe mercenarin Weller që e kanë shndërruar në një sadomazokist të pavetëdijshëm. Tash, kur i doli pija, Kurti po kundërshton maksimalisht zbatimin e kësaj marrëveshjeje duke blerë kohë dhe pushtet. Aktualisht, lufta në Ukrainë i përshtatet edhe Kurtit si dhe Vuçiqit shkaku se janë jashtë një presioni të fuqishëm ndërkombëtar për zbatim të marrëveshjes. Gjithashtu, Kurti dhe Vuçiq shpresat i kanë varur te zgjedhjet në Amerikë me 5 nëntor 2024. Vuçiqi voton për fitoren e Trampit me shpresë që, përmes Ukrainës fiton edhe Serbia. Në anën tjetër, Albin Kurti voton për Harris, vetëm të mos fitojë Tramp, që ia ka frikën se mund ta rrëzojë nga pushteti. Edhe opozita kosovare lutet që të fitojë Tramp në mënyrë që t’ua heqë qafe Albinin. Tramp, sigurisht e përkrah Vuçiqin por nuk besoj se do të merret me Albinin. Nuk paraqet asnjë interes për të. Albini nuk e ka askënd prapa përveç Dimal Bashës, Halil Thaçit, Mefit, Donika Shvarcit dhe Fatonit, narkomanëve të Prizrenit, Agim Bahtir trimin, Xhelal dhe Hysen dezertorët, Faraonin egjiptas dhe deputetët e Hajkobillës. Këta dhe të tjerët që për shkak të higjienës mentale nuk po i përmend, paraqesin forcë në grazhdin dhe kotecin e vet, por në planin ndërkombëtar, ende nuk janë legalizuar si forcë politike dhe destabilizuese. Albin Kurti nuk e ka pas veti as Shqipërinë, Maqedoninë e as Mongolinë. Në anën tjetër, Serbia ka prapa vetes Kinën, Rusinë, Indinë, Iranin, Brazilin, BE-në dhe Amerikën. Prandaj edhe po luan në tokën tonë. Sidomos pas Banjskës, në vend se të forcohet Albin Kurti dhe Kosova, u forcua Serbia dhe Aleksandër Vuçiq. E pabesueshme për një vend normal dhe njerëz normalë! Prandaj i marr shumë seriozisht shtatë kërkesat e Vuçiqit, i konsideroj shumë të rrezikshme dhe aspak miqësore. Do të doja që edhe qeveria dhe opozita t’i marrin shumë seriozisht, të bëhen gati që pasojat të jenë të menaxhueshme dhe të bëjnë sa më pak dëm. Pa dëm nuk shpëtojmë. Duket se arma e vetme që na ka mbetur është ajo: “rreth Flamurit të përbashkuar, me një dëshirë, me një qëllim..”. Nuk kemi rrugë apo mundësi tjetër, as për jetesë e as për mbijetesë. Në Evropë dhe botë po rikthehen fuqishëm forcat kombëtare, nacionalizmi pozitiv. Kush jemi me të bëjmë përjashtim?!