Shtatë raste me Covid-19, shërohen edhe 23 të tjerë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë me dije se sot janë testuar gjithsej 202 mostra dhe nga to janë konfirmuar shtatë raste me Covid-19.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Ferizajt 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Ferizaj dhe 1 rast Balaj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjilan dhe Prishtinë.
IKSHPK-ja ka njoftuar se sot janë shëruar edhe 23 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 736.
Nga data 8 shkurt deri më 17 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 11.787 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 985 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
(M.Q / Epoka e re)