Shtatë raste të reja me Covid dhe 20 persona të vaksinuar

16 maj 2022 | 15:07

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar vetëm shtatë raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.827 doza të vaksinës. Deri më sot 822.583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.349 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 486 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.792. Në total numri i rasteve aktive është 328”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjentja e Paul Pogbas, Rafaela Pimenta do të takohet sot…