Shtatë të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë – Pejë

02 tetor 2022 | 17:12

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Arllat.

Në aksident ishin të përfshirë dy vetura.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë Baki Kelani.

“Rreth orës 14:00 në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura. Në këtë aksident kanë pësuar lendime të lehta 7 persona. Njësitet relevante nga Policia e Kosovës janë marrë me rastin”, tha Kelani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet e Kosovës në vazhdimësi u kanë bërë thirrje qytetarëve…