Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

19 shtator 2021 | 20:48

Një aksidenti trafiku ka ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Si pasojë, shtatë persona kanë marrë lëndime trupore.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 19:00,  në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë,  ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy  automjete në lëvizje”, ka deklaruar Ahmeti.

Tutje theksoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vështrime Shkruan: BILALL MALIQI Kohë më parë në Kalanë e…