Shtatë të lënduar nga një aksident në Gjirokastër
15 korrik 2019
| 11:58
Në magjistralen Gjirokastër-Kakavije, pranë fshatit Dervician janë përplasur dy automjete të tip “Mercedes Benz”, ku si pasojë janë lënduar shtatë persona, në mesin e tyre dy fëmijë 3 dhe 7 vjeç.
Policia ka bërë me dije se të lënduarit janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.