Shtatë të lënduar nga tërmeti në Tiranë

21 shtator 2019 | 18:59

Shërbimet e emergjencës në Shqipëri kanë njoftuar se pas tërmetit që ndodhi sot kanë nisur të kërkojnë ndihmë personat e lënduar.

Dy persona janë lënduar nga shembja e një shtëpie pranë autostradës Tiranë-Durrës.

Në Pezë Helmës janë lënduar tre persona të së njëjtës familje, si dhe dy të moshuar në Tiranë pësuan lëndime te pallatet HAWAI, pranë qendrës Kristal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lëkundje tjetër e tërmetit është shënuar para pak minutave.…