Shtatë të vdekur dhe 337 raste të reja me Covid në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1,318 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 337 raste pozitive me Covid-19.
Brenda 24 orëve janë raportuar shtatë raste të vdekjes me Covid-19, raporton “Epoka e re”.
Numri total i rasteve pozitive është 20,179 raste nga 95,774 persona të dyshimtë me ketë virus dhe 688 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 91 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15,611 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3,880.
Rastet e fundit pozitive janë nga komuna Prishtinë 185 raste, komuna Gjakovë 41 raste, komuna Fushë Kosovë 26 raste, komuna Lipjan 16 raste, komuna Podujevë 16 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Skenderaj 7 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Pejë dhe Junik.