Shtatë të vdekur dhe 414 raste të reja me Covid në Maqedoni

01 janar 2021 | 18:58

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1,619 testime për koronavirus, ndërsa 414 raste kanë rezultuar pozitivë.

Prej tyre në Shkup-187, Kumanovë-10, Dibër-10, Shtip-7, Prilep-17, Tetovë-12, Strugë-7, Veles-10, Manastir-12, Ohër-28, Kavadar-24, Gostivar-12, Gjevgjeli-4, Strumicë-10, Kriva Pallanka-7, Radovish-4, Krushevë-1, Koçani-10, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Pehçevë-1, Berovë-3, Valandovë-1, Vinicë-2, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-9, Resnjë-7, Negotinë-14.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 7 pacientë, të cilët kanë qenë pozitivë për Covid-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 496 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 83.743, prej të cilëve 61.943 janë shëruar, ndërsa 2.510 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 19.290.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dritës së Gjilanit e ka festuar titullin e…