Shtatë të vdekur nga përmbytja e anijes në Budapest
30 maj 2019
| 11:38
Së paku shtatë njerëz vdiqën dhe 21 mbeten të zhdukur, pasi një anije u përmbyt në lumin Danub në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.
Tridhjetetre njerëz, shumica turistë nga Koreja e Jugut, ishin në bordin e anijes kur ajo u përplas nga një anije tjetër, derisa po ankorohej, kanë thënë zyrtarët.
Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, raporton “Rel”.
Policia hungareze ka thënë se ka nisur hetimet.
Lumi Danub raportohet të jetë fryrë si pasojë e reshjeve të mëdha, që shkaktuan rryma të forta.
Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut ka thënë se turistët nuk kishin xhaketa shpëtimi.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të zhdukur.