Shtatë të vdekur pas sulmeve ruse në Lviv të Ukrainës

04 shtator 2024 | 08:59

Shtatë persona, tre prej tyre fëmijë, janë vrarë në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, sipas kryebashkiakut, gjatë një valë të re të sulmeve ruse.

Sulmi erdhi teksa Ukraina ishte ende e tronditur nga vdekja e të paktën 50 personave në një institut ushtarak në qytetin qendror të Poltava të martën, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovy tha se Rusia kishte sulmuar me dronë dhe raketa hipersonike të mërkurën. Mes të vrarëve ishte një foshnje, një vajzë 14-vjeçare dhe një grua që punonte si mami në qytet, thanë zyrtarët.

Shpërthimet u dëgjuan gjithashtu mbi kryeqytetin Kiev, ndërsa mbrojtja ajrore synonte raketat ruse. Ndërkohë, pesë persona thuhet se u plagosën pasi banesat u goditën në qytetin e Kryvyy Rih.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua është raportuar e zhdukur në Ferizaj. Rastin në…