Shtatë trajnerë të tenisit pajisen me certifikata
Shtatë trajnerë të tenisit janë pajisur me certifikata të përfundimit me sukses të kursit për trajnerë (niveli i dytë), i organizuar nga KOK-u në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës, falë mbështetjes së Solidaritetit Olimpik të IOC.
Kursi ishte mbajtur në fushat e tenisit në Brestovik të Pejës, prej 30 qershor deri më 11 korrik 2023, ndërsa ligjërues ishin Goran Shevchenko nga Maqedonia e Veriut dhe Kenan Malucbegoviq nga Bosnja e Hercegovina.
Certifikatat u ndanë nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe kryetari i FTK-së, Jeton Hadërgjonaj, të cilët përgëzuan trajnerët për certifikimin, duke besuar se dijen e tyre të fituar nga ligjëruesit do ta ndajnë me tenistët e rinj. Trajnerët të cilët morën certifikata të IOC janë: Benita Selmanaj, Blearta Ukëhaxhaj, Tamara Martinovska, Viola Peja, Festim Ibrahimi, Vladimir Tomiq dhe Zahir Rama.