Shtatë ushqimet që nuk mungojnë kurrë në dietën e Ronaldos
Cristiano Ronaldo është një shembull i përkushtimit maksimal dhe kujdesit maniak për trupin. CR7 ka fituar gjithçka, por pas çdo ndeshje të shkëlqyer në fushë ka një vëmendje obsesive ndaj detajeve dhe angazhim maksimal në stërvitje.
Të famshme janë videot e stërvitjeve të portugezit në palestër, të cilat nuk duhet të mungojnë asnjëherë në të gjitha shtëpitë ku ai jeton apo në hotelet ku ai qëndron.
Edhe për ushqimin, megjithatë vëmendja e tij është pothuajse totale dhe gabimet nuk lejohen kurrë. 7 ushqimet që nuk mungojnë kurrë në dietën e CR7 janë: pula, peshku, vezët, mish viçi, avokado, vaji i kokosit dhe orizi i zi.
Këtë e bën të ditur Giorgio Barone, ish-kuzhinier privat i kampionit portugez. Vendimi për t’i përfshirë gjithmonë këto ushqime në dietën e Ronaldo-s vjen për faktin se ato janë ushqime që nxisin humbjen e shpejtë të peshës.