Shtatë ushtarë afganë mbesin të vrarë nga një sulm i talibanëve
Të paktën shtatë ushtarë afganë janë vrarë nga një sulm i militantëve në një pikë kontrolli të ushtrisë, në provincën veriore të Balkhit, ka bërë me dije Ministria e Mbrojtjes së Afganistanit.
Gjashtë anëtarë të tjerë të forcave të sigurisë, tre ushtarë dhe tre agjentë të inteligjencës janë plagosur gjatë sulmit.
Në deklaratë e kësaj ministrie është njoftuar se pika e kontrollit ishte vendosur aty nga ushtria afgane dhe Drejtoria Kombëtare e Sigurisë, pasi në atë rajon janë mjaft aktivë grupet e militantëve.
Përgjegjësinë për këtë sulm e morën grupi militant i talibanëve.
Militantët talibanë vazhdojnë të ndërmarrin sulme në Afganistan, duke shënjestruar forcat afgane dhe amerikane, si dhe zyrtarë qeveritarë.
Incidentet ndodhin pavarësisht se grupi militant është duke zhvilluar bisedime paqeje me një të dërguar të ShBA-së.
Bisedimet synojnë dhënien fund të konfliktit ushtarak në Afganistan.