Shtatë vende të BE-së i shkruajnë Junckerit: Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin
Shtatë vende anëtare të Bashkimit Evropian (BE) i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian (KE) të përpunojë deri në janar të vitit 2020 propozime konkrete për të përmirësuar efektivitetin e procesit të pranimit, si një instrument për të mbështetur reformat dhe përpjekjet e integrimit në rajon.
Në një letër drejtuar presidentit të KE-së, Jean Claude Juncker, këto vende theksojnë se pa pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përmendur arritjet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë Evropa nuk do ishte e plotë.
Nuk ka dyshime, është thënë në letër se stabiliteti dhe siguria dhe progresi i reformave në rajon arrihet më mirë përmes integrimit në BE.
Më tutje, këto vende kanë shprehur mbështetjen e tyre për ecurinë e procesit të hapjes së negociatave për vendet e Ballkanit Perëndimor.