Shtatë yje të Realit mbeten pa kontratë, klubi nis fushatën e rinovimeve
02 shkurt 2023
| 12:16
Shtatë futbollistëve të Real Madridit ju përfundon kontrata në fund të sezonit, por drejtuesit e klubit kanë filluar të punojnë për rinovimet.
Luka Modriq, Karim Benzema, Nacho, Marco Asensio, Dani Ceballos, Mariano Diaz dhe Toni Kroos janë lojtarët që në fund të sezonit mund të mbesin të lirë.
Reali ka planifikuar që Benzema dhe Modriqi të vendosin për fatin e tyre, kurse kontrata e Mariano Diaz pritet të rinovohet. Ndërsa për mesfushorin gjerman, Toni Kross ende nuk dihet se çfarë do të ndodh, pasi ekziston mundësia që ai rinovon vetëm për një sezon pasi mund të pensionohet.