Shtatëmbëdhjetë dëshmorët dhe dhjetë jodëshmorët e 4 shkurtit 1944
Nga: Kastriot Dervishi
Pavarësisht deklarimeve e zmadhimeve të rëndomta të cilat lëshohen kryesisht për arsye fisnore dhe ideologjike, referuar akteve zyrtare, janë vetëm 18 dëshmorë të shpallur të vrarë më 4 shkurt 1944 dhe nëntë të tjerë të cilët nuk kanë pasur miq të afërt për të ndërhyrë me qoka si përherë, për t’i shpallur dëshmorë.
Vini re më poshtë kohën si janë shpallur dëshmorë, nga viti 1946 e deri në vitin 1981. Mungon kriteri i vlerësimit, por vetëm sipas interesimit të variantit fshatçe. Për 10 emra janë vendosur emra rrugësh. Pra, edhe këtu disa kanë emra rrugësh e disa nuk kanë. Kjo do të thotë se nuk ishte kaq e domosdoshme për të vënë edhe një emër tjetër kolektiv rruge. Gjithsesi shumë larg shifrës së sajuar 84, apo aq më tepër të jenë kaq dëshmorë.
Lista e të vrarëve të 4 shkurtit 1944, shpallur dëshmorë sipas viteve dhe që kanë emër rruge:
1. Vangjel Capo, më 1946 shpallet dëshmor. Ka emër rruge.
2. Sokrat Tako, më 1946 shpallet dëshmor.
3. Todi Shkurti, më 1971 shpallet dëshmor. Ka emër rruge.
4. Stefan Pano, më 1972 shpallet dëshmor. Ka emër rruge në Vlorë.
5. Ali Visha, më 1977 shpallet dëshmor. Ka emër rruge.
6. Mina Thoma, më 1977 shpallet dëshmor. Ka emër rruge.
7. Islam Alla, më 1977 shpallet dëshmor. Ka emër rruge
8. Shyqyri Greblleshi, më 1977 shpallet dëshmor.
9. Sitki Çiço, më 1979 shpallet dëshmor. Ka emër rruge.
10. Maliq Huta, më 1979 shpallet dëshmor. Ka emër rruge me vëllain.
11. Haki Huta, më 1980 shpallet dëshmor. Ka emër rruge me vëllain.
12. Sulejman Vrapi, më 1980 shpallet dëshmor.
13. Ramiz Treni, më 1980 shpallet dëshmor. Ka emër rruge.
14. Harito Harito, më 1980 shpallet dëshmor. Ka emër rruge.
15. Gjergj Legisi, më 1980 shpallet dëshmor. Ka emër rruge.
16. Hasan Çeliku, më 1981 shpallet dëshmor.
17. Xhemal Sojli, më 1979 shpallet dëshmor.
18. Fadil Rada, ka emër rruge.
Kategoria e të vrarëve të identifikuar, të cilët nuk kanë pasur miq për t’u shpallur dëshmorë apo për t’u vënë emër rruge:
19. Dhimitër Thoma
20. Petro Prifti
21. Vincenzo Apel (italian)
22. Vasil Muzina
23. Mihal Jani Koço
24. Emrullah Kora
25. Ragioner Ravesi
26. Jorgji Marangozi (malazez ekzekutuar te Ura e Lanës)
27. David Koen (shtetas jugosllav)