Shtatore, autostradë e park me emrin e Demaçit
Me vendimin e miratuar nga Qeveria e Kosovës është formuar Komisioni për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimin e autostradës Prishtinë – Pejë “Autostrada Adem Demaçi” dhe propozimin për të emërtuar Parkun e Qytetit të Prishtinës – “Parku Adem Demaçi”.
Komisioni ka për obligim që të fillojë procedurat për shpalljen e konkursit, përzgjedhjen, rregullimin e hapësirës në lokacionin sheshi “Adem Demaçi”, si dhe mbikëqyrjen e zhvillimit të punëve deri në vendosjen e shtatores.
Po ashtu ky komision ka për obligim që të fillojë procedurat e emërtimit të autostradës Prishtinë – Pejë “Autostrada Adem Demaçi”.
Komisioni ka për obligim që të përgatisë propozimin për emërtimin e Parkut të Qytetit -“Parku Adem Demaçi”, dhe procedimin e të njëjtit në Komunën e Prishtinës.