SHTATORE BRONZI PËR HEROIN E KOMBIT AFRIM ABAZI

10 prill 2024 | 23:26

Ismet Sylejmani

Ka ardhur koha që përfundimisht Heroit të Kombit Afrim Abazi i mbytur në torturë dhe i hedhur nga kati i katërt i ndërtesës së UDB-së jugosllave në Ferizaj më 19 Mars 2024, t’i derdhet në bronz shtati i Tij, i dërmuar nga gjakpirësit pushtues!

Qyteti i Ferizajt është me fat kombëtar që e ka qytetar të tij, Heroin e Kombit Afrim Abazi, prandaj edhe ngritja e përmendores në oborrin e ndërtesës së Policisë së Kosovës, është nderim kombëtar e shtetëror, politik e patriotik, për të kaluarën e lavdishme dhe qëndresën heroike të të burgosurve politik shqiptar, të cilët me heroizëm të pashembullt nuk u thyen dhe nuk u gjunjëzuan përpara aparatit dhe makinerisë të Serbisë pushtuese!

Shembulli i ngritjes së shtatores së Heroit të Kombit Afrim Abazi, duhet të ndiqet edhe për Heronjtë e Kombit, Shaban Shala Podujevë, Fazli Grajçevci Prishtinë, Zija Shemsiu Gjilan, Xhemajli Berisha Prizren, Besnik Restelica Dragash etj.,!

Lavdi Heroit të Kombit Afrim Abazi!

Prishtinë, 19 Mars 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Ismet Sylejmani Sot më 10 prill 2024, në ora…