
SHTATORE PËR RAMIZ CERNICEN NË GJILAN
Më 16 Maj 2022, në Lagjen Dardania në Prishtinë, me Dajen Abdyl Hoxha, djali i Deputetit të popullit shqiptar të Kosovës, Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!
Ramiz Cernica ishte Deputet i Kuvendit të Kosovës, që e mbajti seancën e njohur historike më 7,8 dhe 9 Korrik 1945 në Prizerenin historik, ku i tha hapur e para botës Jo Serbisë, dhe solemnisht deklaroi se Kosova është e Shqipërisë dhe asaj duhet ti takojë!
Daja Abdyl ma dorzoi VENDIMIN e familjes Hoxha!
Në VENDIM përcaktohet qartë roli im, “…Kryetar i Këshillit Organizativ për vendosjen dhe inaugurimin e shtatores së Ramiz Cenicës, para Komunës së Gjilanit në Gjilan”!
Unë Vendimin e prita me knaqësi, me respekt dhe mirënjohje!
Faleminderit Familja e Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!
Faleminderit Daja Abdyl Hoxha!
Lavdi e përjetshme Deputetit të popullit shqiptar, simbolit të bashkimit të Kosovës me Nënë Shqiperinë, të pavdekshmit Ramiz Cernica!
Prishtinë, 16 Maj 2022!