
Shtatore për Skënderbeun edhe në Ulqin
28 korrik 2019
| 22:11
Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, do të vendoset në rrethrrotullimin, në qendër të qytetit të Ulqinit, tek ndërtesa e Komunës.
Këtë lajm për portalin “Ul-info”, e konfirmoi kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, i cili shtoi se për këtë gjë u fitua pëlqimi i Ministrisë së Kulturës.
Edhe bulevardi në të cilin gjendet rrethrrotullimi mban emrin e këtij heroi kombëtar shqiptar.
Këtë vit festohet 550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut.