Shtatori do të jetë vendimtar për fatin e kësaj qeverie
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Shemsi Syla, ka vlerësuar se me këtë përbërje të qeverisë dhe me këtë formë të qeverisjes zhvillimet politike vetëm sa do të degradohen.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se nuk ka asnjë mundësi që të ketë rezultat në ndonjë fushë.
Sipas Sylës, ky koalicion qeverisës punon sot për nesër dhe ka një moskoordinim total mes vete. Megjithatë, ai ka thënë se muaji shtator do të jetë vendimtar për fatin e kësaj qeverie.
Syla ka theksuar se në vjeshtë më parë do të ketë shpërbërje të Kuvendit sesa rrëzim të qeverisë përmes mocionit.
Ai ka thënë se opozita e ka detyrë jetike rrëzimin e kësaj qeverie.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)