![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/09/hadri.jpg)
Shtatori me kujtimin e tij
Dua të flas me ty, baba
Kam shumë mall të të marr ngrykas.
Më kujtohet kur flisje për lirinë
Ishte aq i hershëm dimri i acartë.
Nga bukuria e kristaltë e atij dimri,
dritarja veshi qëndizmat e nuseve.
Një pamje përrallore të verbonte
me shkëlqimin e badhèsisë së saj.
Ta mora dorën e shenjtorit tim.
Dorën tënde që më rriti me një sy.
Këtu jam me ty, baba – i thashë duke ia puthur ballin e mërzitur.
Babai sikur më ndjeu, hapi sytë dhe buzëqeshi i ndritur mureve të dhomës.
Eh, seç ëndrrat të shpien gjetkë bija ime – dhe prapë mbylli sytë e mallit.
Mêrmëriti dhe ca fjalë duke thënë: Ah…, sikur ma ndanë copë atdheun.
Sot u zgjova në shoqëri me lotin e rrokullisur kujtimeve, duke ndjerë nostalgjinë e shtatorit dhe ëndrrën tënde baba.
06.09.2020
Valbona R.Hadri