Shtatorja e Anton Çettës do të vendoset tek Fakulteti i Filologjisë
14 janar 2021
| 12:20
Komuna e Prishtinës ka vendosur që shtatorja e Anton Çettës të vendoset pranë fakultetit të Filologjisë në Prishtinë.
Ky vendim është marrë vitin e kaluar dhe është publikuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Agim Kuleta
“Çështja e lokacionit për vendosjen e shtatores së Anton Çettës është e zgjidhur me vendimin e KK të Prishtinës (12.11.2020). Në një vend shumë dinjitoz, i përcaktuar në bashkëpunim edhe me familjen e tij”, ka shkruar Kuleta në llogarinë e vet në “Facebook”.