Shtatorja e komandantit Adem Jashari vendoset në Fushë Kosovë
Me një ceremoni solemne të enjten në Fushë Kosovë është bërë zbulimi i shtatores së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka thënë se në shtatoren e komandantit Adem Jashari është përjetësuar paqja dhe liria e Kosovës.
Ndërsa kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe përfaqësuesi i familjes Jashari ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar që shtatorja e komandantit legjendar të vendoset në Fushë Kosovë.
“Edhe ne të gjitha komunat, po edhe si familje jemi duke u solidarizuar me vëllezërit tanë në Shqipëri. Vëllezër dhe motra ne jemi më ju, kemi qenë dhe do të jemi. Dua t’i falënderojë të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë kontribuar që shtatorja e komandantit të jetë shtatorja e Adem Jasharit, e gëzofshi”, ka thënë Jashari.
Në anën tjetër Xhevdet Qeriqi, nga shoqatat e dala nga lufta, që njëherësh ka qenë edhe iniciatorët e vendosjes së shtatores së Adem Jasharit në Fushë Kosovë, ka thënë se është nder dhe respekt për të vendosja e kësaj shtatoreje.