Shtatorja e Majlindës përurohet të premten në Pejë
25 shkurt 2020
| 17:28
Shtatorja e heroinës tonë, kampiones Olimpike, Majlinda Kelmendi, do të përurohet të premten (28 shkurt) në vendlindjen e saj në Pejë, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Përurimin e shtatores do ta bëjë presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, i cili do të jetë i pranishëm edhe në ceremoninë e Laureatëve 2019, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës më 27 shkurt.
Majlinda është sportistja e vetme e Kosovës me medalje Olimpike. Ajo fitoi të artën në kategorinë -52 kg të xhudos në Lojërat Olimpike RIO 2016.