‘Shtatzëna me Covid-19 e shtrirë në Klinikën Infektive, mundet të lind javën e ardhshme’

01 maj 2020 | 14:51

Drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, ka bërë me dije se një grua shtatzënë me Covid-19 është e shtrirë në Klinikën Infektive.

Ai ka theksuar se gjendja shëndetësore e saj dhe e fëmijës është e mirë.

“Pacientja është në javën e 36-të, nëse gjendja e saj shëndetësore është e mirë ne presim që ajo të lind në javën e ardhshme”, ka thënë ai për “klankosova.tv”.

Ismaili ka treguar se gjendja e gruas dhe e foshnjës është duke u monitoruar çdo ditë me ultrazë dhe me CTG.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas konfirmimit të mbrëmshëm nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik…