Shtatzëna vdes nga COVID-i, foshnja i shpëton
16 prill 2020
| 08:18
Një infermiere nga Britania e Madhe, e cila priste të lindte sa ishte infektuar me virusin “Korona” dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ka vdekur. Megjithatë, fëmija i saj ka shpëtuar.
Infermierja 28 vjeçe iu nënshtrua një prerje urgjente cezariane për të lindur fëmijën pasi gjendja e saj u rëndua, raporton ‘Mirror’. Mjekët fillimisht menduan se ajo po tregonte shenja të përmirësimit pas lindjes, por ajo ndërroi jetë të dielën, sipas ‘Channel 4’.
Vogëlushja mësohet se është gjallë dhe është nën kujdes të personelit mjekësor.
Nuk është qartësuar nëse foshnja është infektuar me COVID-19.