Shtatzënia nuk e pengon, Emily Ratajkowski pozon nudo
28 tetor 2020
| 16:52
Modelja e famshme Emily Ratajkowski është e vendosur që ta bëjë punën e saj, edhe pse është shtatzanë 20-javëshe.
Bukuroshja 29-vjeçare është zhveshur tërësisht nudo dhe ka pozuar në apartamentin e saj në New York.
Në “Instagram”-in e saj, Emily publikoi dy fotografi tërësisht nudo duke qëndruar në profil.
Me hijeshi ajo mbulon pjesët intime të trupit. Modelja 29-vjeçare konfirmoi për revistën “Vogue” pak kohë më parë lajmet për shtatzaninë, ndërsa nuk ka preferuar që të tregojë gjininë e fëmijës.