Shteg diellor Hasan Prishtina

16 janar 2024 | 11:22

Adem Gashi

 

Për shumë vjet e tej një shekull

Bredh në kohëra e vjen sërish,

Krejt i vetëm mbi çdo mjegull

I pamposhtur mes stuhish.

 

Dritë e mendjes ballit tënd

L’shon veç rreze kuptimplote,

N’oda, n’male e n’kuvend

Na hap udhë urtësia jote.

 

Ti je zjarri i pashuar

Kur na ligët moti e stina,

Je ti dhiata e brendashkruar

Shteg djellor, Hasan Prishtina!

 

Ku thotë shqipja: bukë e ujë

Ku hedh rrënjë pemë Ilirie,

Prush nën këmbë o për të hu’j

Ti o shkëmb me palcë Shqipërie.

 

Bijnë e ngrihen trima e burra

Luftë bashkimi e kryengritje

Dikush shemb e ti ngre ura,

Me ty nis emri përndritje.

 

Me ty flaka del nga stralli

Gjithë shkëndija e anë për anë

Mendjen lule n’lule balli

Gris defterë e çjerr fermanë.

 

Ti je zjarri i pashuar

Kur përfushë na del e liga,

Je ti dhiata e brendashkruar

Shteg diellor Hasan Prishtina!

 

Ku thotë shqipja: bukë e ujë

Ku hedh rrënjë pemë Ilirie,

Prush nën këmbë o për të hu’j

Ti o shkëmb me palcë Shqipërie.

 

Sot, në moshën 71-vjeçare, vdiq shkrimtari Adem Gashi. Përpos librave me poezi, prozë dhe eseistikë, ai ka shkruar edhe shumë tekste të këngëve, të cilat i ka kënduar, thuaj që të gjitha, këngëtari Ilir Shaqiri. Një ndër tekstet shkruar së voni është edhe ky për veprimtarin Hasan Prishtina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi, ka…