Shtegtime që sollën palcën e atdheut
(Berat Luzha, « Shtegtime nëpër Atdhe », boton, Shoqëria « Lëvizja », 2023)
Shkruan: Ismet Rashiti
Foto: Autori i shkrimit Ismet Rashiti
Vet titilli përmbajtësor dhe tërheqës i librit, tregon se kemë të bëjmë me një shtegtar besnik të trojeve tona; të fshatrave dhe qyteteve të bukura dhe magjike të etnisë shqiptare. Mund të thuhet se moto e këti libri është fjala e njohur e popullit « Njihe Atdheun që ta duash më shumë », moto kjo e cila shpalosë tërë botën e brendëshme të Berat Luzhës, i cili përgjatë gjithë jetës së tij, iu përkushtua lirisë dhe bashkimit të trojeve shqiptare, me penë, me punë të pandalëshme, me sakrificë, me burgje e përndjekje deri te pjesëmarrja me pushkë në dorë në epopenë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosopvës.
Libri « Shtegtime nëpër Atdhe » është i ndarë në dy pjesë me nga 111 punime, që përbëjnë gjithësejt 222 punime të cilat na afrojnë të dhëna të bollshme për qytete e fshatra shqiptare.
Teksa lexojmë shtegtimet e autorit nga një fshat në tjetrin, nga një qytet në tjetrin, shohim këmbënguljen e tij për të hyrë sa më thell në palcën e tokave shqiptare, për të gërmuar vlerat më të mira, karakteristikat dhe veçoritë historike, duke na afruar të dhëna me vlerë dhe autentike që deri tani nuk i kemi hasur në historiografinë tonë. Autori, pra, ka bërë shkrime gjithëpërfshirëse në të cilat deri në maksimum ka shtrydhur trurin e tij, për të qenë sa më besnik dhe sa më realist në shkrimet e tij të veqanta. Shtegtimi i autorit nëpër hartën e etnisë shqiptarë ka zgjatur katër-pesë vite, duke ecur me kujdes, me entuziazëm, me dashuri dhe me përkushtim hap pas hapi, që të bëj më të mirën, ashtu siç janë në të vërtetë fshatrat dhe qytetet shqiptare, monumentet e lashta historike, malet kryelarta, deti kaltër, lumenjtë e pastër, fushat e gjëra, trimat me fletë dhe heroinat shqiptare që ujitën me gjak çdo pëllëmbë të tokave për t’i shpëtuar nga grabutçarët, kusarët dhe fqinjtë lakmitar.
Shtegtimi i Berat Luzhës nuk është shtegtim i një udhëtari kalimtar nga Stambolli, i tipit të Evlija Çelebiut nëpër tokat shqiptare të quajtura Perandori Osmane, por një shtegtim i natyrshëm, i një shqiptari të Shqipërisë së tij të lirë, si studjus i thellë, me barrën dhe përgjegjësinë e Atdheut mbi supe, që përpiqet me mish e shpirtë të na sjell pran palcën e Atdheut me të gjitha ato bukuri dhe histori lavdie. Lëvizjet e tij nga Konsipoli deri në Mitrovicë, pra nga jugu në veri dhe përshkrimi me aq dashuri i të gjithë ati mozaiku të rrallë bukurishë, janë shprehje e vullnetit të pathyeshëm të autorit, që me çdo kusht ta mbajë të ndezur fitilin shekullor të atdhedashurisë, fitilin e patriotizmit dhe fitilin e trimërisë të përcjellur gjeneratë pas gjenerate.
Autori ecë dhe ecë përgjatë trojeve shqiptare si një bletë punëtore, duke thithur nektarin e ëmbël të trojeve shqiptare, për të na dhuruar një libër të pasur dhe tërheqës. Ai nuk din të ngopet asesi me oksigjenin e pastër të këtyre vendeve dhe ujvarave kristal që bien teposhtë alpeve shqiptare, bashk me flladin e mbrëmjeve pranverore.
Për autorin e këti libri dy vëllimësh, nuk ka fare rëndësi krahina, vendi apo ndonjë veqori tjetër. Ai sa shkon në Leskovikun e boshatisur, kalon te muzakajt e Drobnikut dhe nga aty te fshati Dukat i Madh, për të kaluar në Junik, shkon në Ladorishtin e bukur, pastaj për të mbushur krahrorin me frymë ndalet në Kaçanikun e Vjetër. Shtegtari ecë, e nuk ndalet për asnjë çast, me laps në dorë dhe flakën e Atdheut në zemër. Shënon, pyet personalitete dhe hulumton me dashamirësi të vërtetën historike si një shtegtar besnik i lexuesit shqiptar.
Shtegtari dëshiron t’a shkelë me këmbë çdo pëllëmbë të tokave shqiptare, ta shoh me sy peizazhin e bukur dhe t’a absurboi përnjëherë aromën e ëmbël të Atdheut. Të dehet me bukuritë e tij dhe gjithsesi përmes « Shtegtimeve nëpër Atdhe » të përcjell mesazhe të forta për gjeneratat e reja se askund tjetër në botë nuk mund të gjejnë kënaqësi si në vendin e tyre të trashiguar nga të parët. Autori, ka shtegtuar në shumë qytete e fshatra, anë e mbanë etnisë shqiptare, ndaj me këtë rast nuk mund ti përshkruajmë të gjitha aq bukur dhe me vërtetësi sa vet autori, por nuk mund ta kalojmë pa përmendur Krujën, Gucinë, Plavën, Sharrin, Ohrin, Dibrën e Madhe, Bujanin, Liqenin e Matkës si një mrekulli në lumin Treska, Himarën, qytet 3000 vjeçar, Hogoshtin e Rexhep Malajt dhe Isa Kastratit, Ujvara e Mirushës, Stubllën e martirizuar , Ulqinin, e shumë vende tjera të cilat, flasin e rrëfejnë vetvetiu për qëndresën e tyre nëpër vite, dekada e shekuj. Në disa raste autori kërkon me ngulm që Atdheu i tij të jet i përkryer, kërkon që çdo gjë të vendoset si me dorë në vendin e vet, të mos preken vlerat historike ; të ruhen dhe të pasurohen ato për çdo ditë me fakte të reja. Ai ndjenë dhembje kur vërnë të jenë në shuarje emra të lashtë si Arbneshi (Arbanasi), kur janë tretur faktet apo edhe janë lënë pasdore gjërat më sublime të këtyre vendeve.
Duke lexuar librin « Shtegtime nëpër Atdhe », kam vërejtur se autori në asnjë rast nuk ka bërë dallime për nga vlera në mes një qyteti me tjetrin, nuk ka bërë dallime në mes qytetit të madh apo të vogël dhe nuk ka asnjë dallim në mes të qytetit dhe fshatit, apo të një krahine me tjetrën. Për autorin, Berat Luzha të gjitha janë të njejta, të gjitha kanë vlera të mëdha dhe të gjitha janë Shqipëri, duke filluar nga skaji më i largët i jugut deri në cepin e fundit të veriut. Këto qytete dhe fshatra të etnisë shqiptare, nuk kanë as kufinj shpirtëror as dallime esenciale, sepse ato janë të gjitha shqiptare, kanë një origjinë dhe një prejardhje që përfaqësojnë një popull, një gjuhë, një histori, një kulturë dhe një lidhje shpirtërore e gjeografike. Për autorin nuk ka rëndësi fare nëse ndodhet në Sarandë, apo Mitrovicë, në Prevallën e lënë pasdore, apo në Plavën e tjetërsuar, e kështu me radhë.
Kam përshtypjen se autori, Berat Luzha, shkrimet e tij i ka radhitur sipas kohës kur i ka vizituar vendet dhe jo sipas madhësisë apo ndonjë veçorie tjetër, gjë që tregon bindjen e tij se fshat apo qytet, monument, fushë apo mal, liqe apo det, i madh ose i vogël, janë të njeja për nga rëndësia, bukuria, historia apo gjeografia. Këtë e dëshmojnë edhe titujt e radhitur mirë dhe të lidhur ngusht me përmbajtjen e shkrimeve si një udhërrëfyes shumë tërheqës për lexuesin.