SHTËPI KOSOVE

07 dhjetor 2020 | 08:57

BIT GECAJ

 

SHTËPI KOSOVE

 

(Shqiptarëve të deportuar me dhunë nga Kosova më 1998/99)

 

në sy na rri rruga fluturimi

e vrasin shpendkeqet

 

brenda nesh një shtëpi pambuku pa shpirt…

 

kur e lamë dhe ikëm

zemra iu tret e s’i shkroi letër as zoti as robi

plepat në oborr u zgjatën duart drejt qiellit fluturoi

historia

 

toka nuk e mban hapin e vet shtëpinë me sy të

frikshëm

në oborrin e plastifikuar çdo ditë bie shi i zemrës

 

ëndrra e vetme fshihet përtej largësive shtëpia

e sheshi fikall mbetet syri kur humbet ëndrra…

 

(Kjo poezi është botuar në sprovën për antologji “Dritë mbi plagë”, botuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Gjenevë, 2020. Në ditët në vijim, duke nisur nga 13 nëntori, në gazetën “Epoka e re”, në portalin online të saj dhe në formatin Pdf po të saj, për çdo ditë do të botohen poezitë e autorëve të botuara në këtë përmbledhje)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infektologu i njohur Ilir Tolaj ka thënë se pandemia Covid-19…