Shtëpi të re dhe bursë çdo muaj – Merret vendimi për ndihmë ndaj studentit të shkëlqyeshëm
Mediat kanë raportuar duke u bazuar në një postim të Agon Zhinipotokut për një rast emocionues në Kaçanik, ku një student i shkëlqyeshëm i Fakultetit të Mjekësisë jeton në kushte të rënda.
Mjaftuan 20 minuta që ky rast i rëndë të merrte epilog pozitiv.
Tashmë Shoqata “Jetimat e Ballkanit” kanë marrë vendim për ndërtimin e shtëpisë së re për studentin e ri që jeton bashkë me dy prindërit e tij.
Përveç kësaj, një mërgimtar ka marrë vendim që të ndajë çdo muaj bursë për të riun kosovar.
Kjo u bë e ditur në një njoftim të Agon Zhinipotokut.
Njoftimi i plotë:
Qe për çka duhet me qenë krenar që je shqiptar.
Studentit kaçanikas për 20 minuta po ju ndryshohet jeta, pasi shkruajta për kushtet ku jeton, më preku në shpirt, e postova në faqen time.
Halil Kastrati do t’ia ndërtoj shtëpinë komplet të re.
Një djal i ri ferizajas në mërgatë më tha “derisa të hyn në punë si mjek unë do të ja jap një bursë çdo muaj”.
Sa ditë e mbarë sot, shqiptarët janë njerëzit më të mirë në bamirësi, ja qita pikën për këtë punë.