Shtëpia e Bardhë emëron Alice Albright kryeshefe të MCC-së

10 shkurt 2022 | 01:02

Shtëpia e Bardhë ka emëruar Alice Albright kryeshefe të MCC-së, Presidenca e Kosovës e mirëpret për bashkëpunim në fushën e energjisë.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se Shtëpia e Bardhë ka emëruar, njëzëri, Alice Albright, kryeshefe ekzekutive të Millennium Challenge Corporation – MCC (Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit).

Sipas Departamentit Amerikan, MCC-ja mbetet një partner jetik i diplomacisë së SHBA-së, për të ndërtuar ura në promovimin e rritjes ekonomike, përcjell Klankosova.tv.

”Urime Alice Albright për konfirmimin tuaj si drejtoreshë ekzekutive e MCC-së. MCC-ja është një partner jetik në përpjekjet tona të diplomacisë së SHBA-së, duke nxitur infrastrukturë të shëndoshë dhe institucione të shëndosha — dhe duke ndërtuar ura për të promovuar rritjen ekonomike dhe qeverisjen e mirë”.

Emërimin e Albright e ka mirëpritur edhe Presidenca e Kosovës, meqë është shefi i stafit presidencial, Blerim Vela, ai i cili shkruan se mezi presin bashkëpunimin tutje të MCC-së, si partner me Kosovën.

”Urime Alice Albright për konfirmimin si drejtoreshë e re në MCC. Mezi presim partneritetin me MCC në programin e ardhshëm Kosovë-ShBA, të fokusuar në sektorin e energjisë. #Kosova #Së bashku më të fortë”, shkruan Vela.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas arritjes së marrëveshjes në Konferencës së Rambujesë, tre anëtarët…