Shtëpia e Bardhë: Forcat ruse kanë marrë pengje brenda termocentralit të Çernobilit

25 shkurt 2022 | 01:19

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki sapo u tha gazetarëve në konferencën e saj ditore se ka raportime se ushtarët rusë po mbajnë peng stafin e zonës bërthamore të Ukrainës.

“Ne jemi të indinjuar nga raportet e besueshme se ushtarët rusë aktualisht po mbajnë peng stafin e objekteve të Çernobilit,” tha ajo raporton “BBC”.

“Kjo pengmarrje e paligjshme dhe e rrezikshme, e cila mund të prishë përpjekjet rutinë të shërbimit civil të kërkuara për të mirëmbajtur dhe mbrojtur objektet e mbetjeve bërthamore, është padyshim tepër alarmante dhe jashtëzakonisht shqetësuese”.

“Ne e dënojmë dhe kërkojmë lirimin e tyre”. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi ka telefonuar sot Vladimir Putinin…